Xhixho paralajmëron Hoxhën: Jepni emrat që arrestuan Metën ose keni kallëzim penal

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në seancën plenare në Kuvend tha se kërkon informacione për personat që arrestuan Ilir Metën. Xhixho u shpreh se sot ishte afati i fundit dhe ministri i brendshëm duhet ë të kthejë përgjigje, ndryshe do të ketë kallëzim penal.

“Ju jeni përgjegjës për atë trajtim çnjerëzor të një personi që nuk i është shmangur drejtësisë. Ju keni shkelur kushtetutën e vendit, kua ta policë me maska, duhet ti thoshin atij: vendimin e gjykatës dhe shkakun e arrestit, të drejtat e tij kushtetuese dhe të drejtën për avokat. Ju keni urdhëruar ata person me maska të bëjnë atë trajtim. Ju keni kërkuar një kërkesë për informacion, nëse nuk e ke ende.

Nëse nuk ktheni përgjigje përgatituni për kallëzim penal. Ky mesazh që u dha më 21 tetor ishte mesazhi që turpëroi Shqipërinë. Ta harroni ju, ta harrojë banda që drejton këtë qeveri që mund ti mbylle gojën opozitës dhe qytetarëve.”, tha deputetja Xhixho.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *