Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat ka bërë thirrje që edhe në këto dy orë të mbetura, qytetarët të dalin dhe të shprehin vullnetin e lirë me votë.
“Edhe 2 orë na ndajnë nga Ndryshimi që të gjithë presim. Nga ndryshimi që aq shumë e dëshirojmë. Vota e çdo qytetari ka një vlerë të çmuar për veten e tij dhe të familjes se tij. Të votojmë masivisht sepse vetëm se kjo e bën të pandalshme Fitoren e Ndryshimit. Një thirrje për të gjithë të rinjtë, gratë dhe prindërit tanë! Askush nga ju nuk duhet të rrijë pa votuar. Fuqia e ndryshimit eshte tek vota jote.
Duhet të votojmë sepse në këtë mënyrë vendosim vetë për veten tonë dhe nuk e lëmë fatin tonë në duart e të tjerëve. Votoni, votoni, votoni! Çdo votë ka një peshë të jasht1%zakonshme sepse ajo mund të jetë vota vendimtare. Vota është ura midis shpresës dhe ndryshimit. Kaloje atë urë dhe bëje ndryshimin për vete dhe familjen tënde”, deklaroi ajo.