Xhon Bolton: SHBA po monitoron politikanët shqiptarë prorusë, pritet ndëshkim për ta

Xhon Bolton, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ka folur rreth situatës politike në Shqipëri. Në një intervistë televizive, për emisionin “Fokus TV” në SHBA, ai është shprehur se SHBA po monitoron politikanët shqiptarë prorusë dhe për ta do të ketë një ndëshkim shumë të rreptë nga ana e saj. Gjithashtu, përveç kësaj ai komentoi edhe situatën e luftës në Ukrainë, ku foli mbi synimet e  Putinit në këtë luftë dhe nga ana tjetër tregoi edhe dobësitë e presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden.

Intervista e plotë:

-Robert Papa: Pse departamenti deklaroi “non grata” Berishën,  dikur mik i Bushëve, dhe nuk deklaron “non grata” Ramën, pasardhës i Partisë Komuniste, gjithashtu i korruptuar?

Bolton: Departamenti i Shtetit vepron më mënyra misterioze kur vjen puna te kufizimi i vizave. Është diçka që bëhet nga zyra shumë të ulëta në departament, pa rëndësi. Por, kur bëhet publicitet me emra, ndodh kjo. Për mua, nuk është aspak sinjifikative kjo “non grata”, por ata politikanë që kanë pasur lidhje me Rusinë, ata që kanë shërbyer si agjentë të ndikimit rus, duhet të ruhen dhe të kenë kujdes prej ndëshkimeve.

-Robert Papa: Çfarë ju ka suprizuar më shumë nga thuajse një muaj luftime?

Bolton: Të gjithë admirojmë trimërinë e forcave ukrainase. Kanë bërë një pune mahnitëse dhe në një trysni të madhe. Është shokuese dështimi i strategjisë ruse. Mund të debatojmë arsyet, por ata shkuan pas shumë objektivave dhe nuk i përqendruan forcat. Mbështetja logjistike është nën standard pas përpjekjeve të Putinit për modernizim të forcave ushtarake në 20 vjet. Nga ana jonë kemi treguar një forcë të NATO-s, por kemi parë dështimin e parandalimit  nga ana jonë si dhe dështimin për t’i  rezistuar pushtimit të Putin. Por, problemi kryesor është si të kuptojmë dhe ta zbërthejmë termin “parandalim me rezistencë”.

Robert Papa: A mund të kishit bërë më shumë kur ishit Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, të ndihmonit Ukrainën të përgatitej për këtë çast?

Bolton: Ishte e vështirë të kishim diskutime me presidentin bazuar mbi gjeostrategjinë. Interesi i tij kryesor ishte të dërgonte (Rudy) Giuliani të gjente serverin e Hillay Klintonit. Mendoj se duke e ngatërruar Ukrainën me zgjedhjet tona presidenciale. E bëmë të pamundur që Zelensky të ndërtonte lidhje me Trumpin që duheshin si një mbështetje potenciale. Politika e Trumpit    kujdesej vetëm për një gjë për Ukrainën; si do ndikonte të ardhmen e tij politike. Të gjithë ne, unë, (Mike) Pompeo, (Mark) Esper ndjenim nevojën e forcimit të sigurisë e Ukrainës dhe ishin kundër asaj që po bënte Trump. U zgjidh nga fundi mandatit, por kishte ndikim negativ për Ukrainën.

-Robert Papa :Në librin tuaj shkruani se Trump ishte gati të dilte nga NATO me 2018. Sa afër largimit ishim?

Bolton: Te ai takim zemrën e kisha te fyti. Më telefonoi disa sekonda para fjalimit te tij. I thashë: “Shko deri te vija e kuqe, por mos e kalo”.  U ula në karrige dhe nuk e dija se çfarë do bënte. Por, ai nuk u tërhoq. Në një mandat të dytë ai mund të ishte tërhequr nga NATO. Putin e priste këtë.

-Robert Papa: Çfarë duhej bërë më shumë rreth parandalimit?!

Bolton: Janë dy probleme të parandalimit  dhe frenimit nga Biden. Mungesa e besueshmërisë në mendjen e Putinit, sepse e pamë nga pasojat kur pushtoi Gjeorgjinë në 2008. Asgjë nuk ndodhi. Kur pushtoi Ukrainën me aneksimin e Krimesë dhe futjen e forcave ruse në Donbas, prapë nuk ndodhi asgjë prej nesh. Ai pa tërheqjen amerikane nga Afganistani, që ishte një gabim katastrofik strategjik dhe ai gjykoi se nuk do ketë ndëshkime nëse kalonte vijën e kuqe. Kjo prej humbjes së besueshmërisë dhe prej kërcënimeve tona të pamjaftueshme. Këto nuk e ndryshuan mendjen e Putinit në analizën mes përfitimeve dhe kostos. Ne duhej t’i kishim filluar sanksionet para pushtimit. Administrata e ka përdorur shpesh këtë frazë. Ata u kënaqën dhe përgëzuan veten e tyre pas frazës sanksione. Thanë se po të jetë një pushtim tjetër do kemi ndëshkime.  Ky ishte një problem koncepti se si iu qasëm krizës. Po të kishte pasur një pushtim të hershëm të Ukrainës, duhet të ndalonim një tjetër. Kësisoj, unë do të kisha vënë më shumë sanksione deri sa të tërhiqeshin nga Krimea dhe Donbasi. Unë do e kisha mbyllur më herët “Nord Stream 2” dhe do vendosja sanksione prej kërcënimeve të tyre. Disa thonë se kjo mund t’i provokonte ata që ta pushtonin. Por ai prapë kreu pushtimin, se nuk kemi pasur sanksione të forta më përpara. Aty duhej të kishte një prani të vogël amerikane. Duket kontroverse, por gjithkush e kupton ndryshimin me obligimin e traktatit të NATO-s se një sulm ndaj një anëtari është sulm ndaj të gjithëve. Lidhja jonë me Ukrainën nuk është lidhje me traktat, por Traktati i NATO- është vetë në kontradiktë me disa gjëra. Sepse një kërcënim ndaj një vendi jo-anëtar NATO-s, është kërcënim ndaj Traktatit të NATO-s. Këtë po e thonë republikat baltike, ndaj kanë kërkuar konsultime sipas nenit 4. Polonia dhe Europa Qendrore e kuptuan se ajo që po ndodh në Ukrainë është kërcënim ndaj atyre gjithashtu.

-Robert Papa: A e ka kohën në dispozicion Putin, apo ka ndryshuar analiza e tij mes kostos dhe asaj se çfarë përfiton?

Bolton: Mendoj se ai është suprizuar nga sanksionet, sidomos nga kthimi gjerman për “Nord Stream 2”, kjo duhet ta ketë suprizuar. Unë kam qenë prej më të ashprit për sanksionet ndaj Iranit, por edhe ndaj Venezuelës. Ato janë sanksione më të mëdha se këto ndaj Rusisë. Nuk mendoj se sanksionet do e ndalojnë Putinin nga vendimet e tij ushtarake, por mund të kenë ndikim afatgjatë. Duhet të shkojmë më thellë me sektorin e energjisë. Është 30% e GDP dhe 60% e eksporteve të tyre. Falas nuk merret asgjë.

Robert Papa: A ka hapa të tjerë që mund të ndërmarrë SHBA dhe NATO të ndihmojnë Ukrainën dhe rezistencës e tyre?

Bolton: Ne mund t’u japim më shumë armë. Zelensky po lutet për aeroplanë. Mund t’u japim më shumë drone, më shumë armatime kundër autokolonës ruse jashtë Kievit. Kjo do ndihmonte Zelenskyn. Ai ka kërkuar një zonë ndalimi fluturimesh, por këtu unë jam me fjalën e presidentit Biden  se nuk ka asnjë shans të përdorim forcën amerikane aty. Por, mendoj se ky është një gabim i madh. Putin po bën çdo gjë falas pa kërcënimet tona. Është serioze, kërkon kujdes. Gabojmë nëse mendojmë se nuk ka ndryshim mes përdorimit të një farë force dhe asaj bërthamore. Është një gjë që ne mund të bëjmë të kemi një zonë ndalimi fluturimesh mbi Ukrainën Perëndimore, sepse aty nuk ka trupa ruse, mund të heqim një vijë në qiell dhe ne jemi këtu që të stabilizojmë popullsinë e Ukrainës. Janë miliona refugjatë, është një tragjedi humane para nesh. Nëse ofrojmë siguri në perëndim kjo mund të ndihmojë të evitojmë një tragjedi humanitare, ndryshe ne do jemi spektatorë, duhet të pyesim veten se pasojat nuk janë vetëm në Moskë, por dhe në Pekin dhe në kryeqytetet e tjera kundërshtare, ndërsa vështrojmë se si Ukrainë rrafshohet.

-Robert Papa: A do ndërmerrje hapa të tjerë përveç zonës së ndalimit të fluturimeve përveç sanksioneve të energjisë?

Bolton: Une do vendosja një ndalim komplet për viza. Nuk do lejoja asnjë rus të vinte në SHBA ose në Europën Perëndimore. Do thoni se kjo sjell humbje, unë do thoja: “Po patjetër!”.  Le të citoj Ëoodroë Ëilson, figurë e ndritur e Partisë Demokrate, babai reali mendimit amerikan rreth sanksioneve ekonomike, i cili i quante sanksionet “ilaçin vrasës paqësor të heshtur.” Ai gjithashtu thoshte që sanksionet janë një dorë mbi fytin e kombit të ofenduar. A është shumë të kërkojmë sa kjo? Efektiviteti i sanksioneve varet se sa të zbatueshme janë sanksionet. Është tjetër gjë të thuash e tjetër t’i zbatosh ato. Nuk janë sanksione veç për një herë. Ata përpiqen t’u shmangen sanksioneve. Duhet t’i shkojmë nga pas çdo gjëje derisa të arrijmë te zgjidhja. P.sh., Gjermania tha se do shpenzojë 2% për mbrojtjen. Tani na duhet patjetër të nisin të harxhojnë para. Të blejnë më shumë avionë amerikane F-35. Kjo duhet të shkojë përtej retorikës dhe të kemi veprime konkrete sot sesa vonë.

-Robert Papa: Ju  thatë se NATO nuk është provuar kurrë, çfarë provash prisni ?

Bolton: Gjatë historisë, asnjë ushtri e huaj  nuk ka kaluar kufijtë e NATO-s, por nëse Ukraina ose pjesë thelbësore të saj do bien nën Rusinë, se nuk besoj se ai (Putin) do të gjithë Ukrainën, por, Bjellorusia është afruar me Rusinë dhe kjo nuk i mjafton Putinit. Kjo ngre alarmin te Europa Lindore dhe Qendrore, kush do jetë radha? Themi se asnjëherë s’kanë kaluar kufijtë e NATO-s, por më 2012-2022 Republikat Baltike ishin subjekt i sulmeve kibernetike të Rusisë. Ky është një sulm hibrid. Duke kaluar kufijtë, ata kaluan kufirin tonë në 2016 duke sulmuar zgjedhjet tona me sulme kibernetike. Kjo është sfidë, mendoj se jemi mbrapa. Nuk është një dështim katastrofik tani, por meqë NATO nuk do ngatërrohet me asnjë aktivitet ushtarak në Ukrainë, njerëzit duhet të rrinë nën alarm 24 orë në çdo 7 ditë të javës për këto sulme hibride, pavarësisht çfarëdo të ndodhë në Ukrainë.

-Robert Papa: Sipas jush, cila do të jetë lëvizja e radhës e presidentit Vladimir Putin?

Bolton: Mendoj se Putin është zhgënjyer nga performanca e ushtrisë ruse. Ata duhen të rigrupohen dhe të fitojnë prestigjin e humbur. Objektiv ka qenë marrja e të gjithë Ukrainës. Tani do shkojë pas pjesës lindore dhe jugore. Nëse shikoni në hartë, rusofolësit ortodoksë janë në pjesën lindore dhe jugore të Ukrainës. Mendoj se Putini do kontroll të plotë të bregut verior te Detit të  Zi. Po afrohet, por duhet të marrë Odesën. Do i drejtohet Moldavisë, një republikë rebele ku ka ende trupa ruse. Prej aty mundet të kalojë kufirin juglindor të Ukrainës dhe  i afrohet Kievit dhe deri diku Putin mund të deklarojë fitore dhe të thotë se donte vetëm ketë pjesë të Ukrainës. Ai mund të pëlqejë një qeveri kukull në perëndim, por mbase këtë nuk e arrin dot. Këtu nis testi i NATO-s, nëse nuk arrin ta pushtojë të gjithë Ukrainën. A do thonë miqtë tanë: “Është në rregull,  nuk është aq keq sa menduam dhe kthehemi te biznesi i zakonshëm”. Këtë kam frikë. Ne duhet t’i japim një mësim Putin dhe Xi Jinpingut./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *