Aktorja Cameron Diaz ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga aktrimi. Një vendim të tillë duket se aktorja e ka marrë pas përfundimit të xhirimeve të filmit ‘Back in Action’ në Netflix me aktorin Jamie Foxx.
“Ato 10 orë rresht në xhirime ishin shumë për të dhe ajo nuk dëshiron të jetë larg vajzës së saj”, tha një burim i afërt me aktoren për Daily Mail.
Mediat e huaja shkruajnë se bashkëshorti i saj e mbështet karrierën e saj. Çifti u martuan në vitin 2015 dhe mirëpritën në vitin 2019 ardhjen në jetë të vajzës së tyre.
Një vit para se fëmija i tyre të lindte, Diaz kishte deklaruar se do të tërhiqej nga aktrimi. Por aktorja i befasoi fansat e saj kur u shfaq duke luajtur në filmin ‘Back in Action” që pritet të jetë gati në vitin 2024.