Ylli i Anglisë dëmtohet dhe braktis stërvitjen! Në rrezik sfida me Italinë

Situatë alarmante tek Anglia, 24 orë para finales së madhe me Italinë, ylli i skuadrës Phil Foden është dëmtuar në gju dhe ka braktisur stërvitjen. Ekipi mjekësor do ta vëzhgojë atë nga afër, por ylli i Manchester City mund të detyrohet të humbasë finalen e Euro 2020. Pjesa tjetër e skuadrës u stërvit normalisht pas testeve anti-covid, por Foden u detyrua të largohet duke shtrënguar dhëmbët.

Prishje planesh kjo për trajnerin Sauthgejt i cili dhe pse nuk e aktivizuar si titullar yllin e Sitit e shikon si të domosdoshëm në repartin e zëvendësimeve pasi hyrja e tij në fushë mund t’i japë skuadrës frymëmarrje dhe qarkullim të topit.

Sfida do të luhet mbrëmjen e nesërme në stadiumin mitik të ‘’Uemblit’’ dhe pritet të ketë interes të madh në sytë e shikuesve

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *