Prej ditësh gjendja e legjendës së futbollit, brazilianit Pele është në një situatë kritike. Sipas raportimeve të mediave braziliane, ish-ylli i “Seleçaos”, nuk i është përgjigjur kimioterapisë, që iu nënshtrua prej shtatorit të kaluar, pas operimit të vështirë që kreu për kancerin e zorrëve.
Mendohet se Pele ndodhet në departamentin e kujdesit intensiv, në spitalin “Albert Einstein”, ku gjendet i shtruar prej pasdites së 30 nëntorit, detaj i cili nëse konfirmohet, tregon qartazi një përkeqësim drastik të situatës shëndetësore, të legjendës.
Spitali “Albert Einstein” në Sao Paulo ditët e fundit lëshoi një deklaratë ku thuhej se ish-futbollisti 82-vjeçar kishte “funksione të plota jetikë”, por donte të bënte komente mbi trajtimin, që nuk po jep më efekt.