Leigh-Anne Pinnock është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Këngëtarja është përgatitur të mirëpresë fëmijën e saj të parë me të fejuarin Andre Grey.
Ylli i ‘Little Mix’ ka bërë photoshooting si kujtim në këto ditë të fundit të shtatëzanisë. Leigh-Anne u shfaq e veshur me një këmishë të gjerë dhe një palë pantallona të shkurtra. Fotografitë i mbajti me efekt bardhë e zi, teksa në foton e ëmbël përqafonte barkun e saj.
/Priza.al/