Ylli Mihali ndërron jetë nga Covid19/ Reagon Rama: La një kujtim të pashlyeshëm

Kryeministi i vendit Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të fizioterapistit të kombëtares Ylli Mihalit. Rama përmes një postimi në rrjete sociale ka thënë se ai ishte njeriu kyç që u kujdes për vite të tëra për fizikun e djemve të kombëtares.

Postimi i plotë i kryeministrit  

YLLI MIHALI, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19.

Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *