YouTube-ri britanik flet për njohjen me Arta Nitajn: I quan meshkujt “derra”, unë jam i martuar dhe kam 2 fëmijë

Teddy Grey një YouTube-r mjaft i njohur britanik ka qenë dy ditët e fundit qendra e vëmendjes në mediat sociale në vendin tonë. Kjo pasi ai ka hedhur akuza ndaj dy figurave publike, modeleve Arta Nitaj dhe Arta Elezaj.

Grey i cili komenton shpesh në kanalin e tij projekte muzikore të artistëve shqiptarë, publikoi foto nudo të Arta Nitajt dhe biseda që pretendon se ajo kryen marrëdhënie seksuale për 5 mijë euro.

Pas të gjithë zhurmës së krijuar ai ka sqaruar disa detaje në një intervistë me ‘Expuls.mk’ lidhur me njohjen me Arta Nitajn, kontaktet, e deri tek arsyeja e publikimit të fotos nudo dhe biseave. Grey ka zbuluar se njohja me Artën ka ndodhur nëpërmjet një shoqeje të përbashkët, por sipas tij ata nuk dolën bashkë kurrë.

“Njohja ime me Artën erdhi përmes një shoqeje të përbashkët, mirëpo nuk dolëm bashkë kurrë. Ajo ishte e paguar për një takim, i cili nuk u realizua kurrë. Nga aty ajo shprehu qartë pëlqimin për mua, por unë nuk tregova aspak interes, gjë që e zemëroi atë jashtëzakonisht shumë”, është shprehur Tedy Grey.

Britaniku pretendon se në bisedat që kishin pasur, Nitaj i ka folur për mënyrën se si burrat e trajtojnë atë duke i cilësuar si “derra”. “Ajo filloi të më flasë për mënyrën se si janë burrat në të vërtetë duke i cilësuar si “derra”, por sa për ironi të fatit si mund ti quaj në këtë mënyrë, kur ajo vet ua ka shitur trupin e saj burrave të tjerë, dhe duke vazhduar të postoj foto gati lakuriq, si mund që ajo t’i fajësoj burrat për mënyrën se si ata sillen. Ajo tregon, jo vetëm nga veprimet e saj, por edhe ndaj shumë gjërave të tjera, se nuk e ka problem të perdoret si objekt seksual nga meshkujt kur kjo i sjell para”, tha më tej Teddy.

Teddy ka deklaruar se Arta Nitaj e ofendoi me fjalë të rënda sepse ai nuk i dha aspak vëmendje asaj, duke u sulmuar kështu në një mënyrë të paarsyeshme. “Pas të gjitha ndodhive, unë nuk u mora fare më me hipokrizinë e saj dhe në vend që të sqarohej si një e rritur ajo kaloi në ofendime duke më thënë “gay i ndyrë” dhe më pas më bllokoi. Unë kam një grua dhe 2 fëmijë, kështu që lidhja me Artën nuk më interesoi kurrë. Fakti që nuk i kushtova kurrë vëmendje e lëndoi aq shumë egon e saj, saqë ajo më sulmoi në mënyrë të paarsyeshme”, -ka treguar ai.

YouTube-ri britanik postoi fillimisht një bisedë private që është zhvilluar mes Arta Nitajt dhe një burri misterioz. Në mesazhet që Teddy ka publikuar në profilin e tij shihet që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë. Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.

Në mesazhet e publikuara shkruhet:

Burri-Unë e dua edhe një natë me ty ose të postoj foton. 5000 euro më ke marrë atë natë dhe pastaj më ke bërë pas 1 turri s’mundem më. Kur të vish në Kosovë të pres. Ose e din çfarë bëhet. Ja numri im mos e bëj këtë punë më të madhe.

Arta-Provoje dhe e shikon çfarë të gjen dhe mos më besdis më. Fshije atë foto se pasha Zotin shumë keq të gjen, e shikon s atë vij në Kosovë.

Krahas mesazheve ai shkroi: “Kjo vajzë e shet veten për 5000 euro. Njerëz nuk ka mundësi që p**** i saj të vlejë sa gjysma e një Audi!”

Më tej ai publikon një foto nudo të modeles krahas së cilës shkroi:  “Djali (në fjalë) thotë që v*gina e saj dukej si lazanja e shtypur… S’ia ka vlejtur kurrë 5000 euro!”

Ai gjithashtu publikoi një fragment të shkurtër të një bisede të zhvilluar me Nitajn por vendosi mos të zbulonte se çfarë komunikuan.

Nga ana tjetër, Arta Nitaj ka vendosur të heshtë, ndërsa iu është adresuar në thashethemeve në mënyrë indirekte në një postim në Instagram ditën e djeshme ku ka bërë share një status. “Niveli i moskokçarjes që kam arritur është i rrezikshëm”, shkruhet në postim, të cilin modelja e ka shoqëruar me fjalët: “Mirëmëngjesi”, dhe një emoji duke buzëqeshur.

Pas bujës që shkaktoi kjo histori, YouTube-ri vendosi ‘të ekspozojë’ një tjetër personazh publik, Arta Elezajn. Ai publikoi ditën e djeshme foton e Elezajt me një mashkull misterioz teksa shkruante: “Me sa duket, të gjitha këto ‘figura publike’ janë në të njëjtin kategori prostitutash”.

Megjithatë, YouTube-ri nuk ka publikuar të tjera postime lidhur me Elezajn dhe akuzat ndaj saj. Ashtu si Nitaj, as Elezaj nuk ka reaguar publikisht

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *