Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar sot në Shkodër ku po monitoron procesin e votimit. Ajo ka ritheksuar që qytetarët të dalin dhe të votojnë të lirë, duke thënë që dita e sotme iu përket atyre.
“Çdo qytetar shqiptarë të ketë mundësinë të votojë i lirë. Kjo është dita juaj”, tha ambasadorja amerikane.
Sakaq, pritet që Ambasadorja Yuri Kim, të monitorojë procesin e votimit në Shkollën e Mesme “28 Nëntori” në qytetin e Shkodrës.