Ish-kryeministri Sali Berisha dhe njëherësh edhe ish-deputet i Partisë Demokratike ka shpërndarë sot në Facebook-un e tij një mesazh shumë të fortë për të gjithë simpatizantët e të djathtës. Ky reagim i Berishës vjen disa ditë pasi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpreh se në muajin shtator kur, kur Partia Demokratike të futet në Kuvend, duhet të distancohet nga ish-lideri Berisha pasi ky i fundit është shpallur ‘non grata’ nga Amerika.
“Sikur 1000 të mbesë, do jem njëri prej jush. Sikur 100 të mbesën do mbetem njëri prej jush. Sikur 1 të mbesë do mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike. Zoti ju bekoftë”, deklaronte Sali Berisha disa vite më parë, videon e së cilës e ka publikuar sot në rrjetin e tij social Facebook.
Nuk dihet nëse ‘ky premtim’ që Berisha u ka ribërë demokratëve është një mesazh se nuk do të tërhiqet nga posti i deputetit dhe do të jetë në shtator në Kuvend apo është një sinjal për t’i treguar Amerikës se fakti që e kanë shpallur ‘non grata’ nuk ka përse të ndikojë në vendimet politike në Shqipëri.
/Priza.al/