Yuri Kim i gëzohet vendimit për Llallën: U vendos drejtësi, askush nuk është mbi ligjin!

Dënimi i ish-prokurorit Adriatik Llalla ka sjellë mjaft reagime ditën e sotme, ku një ndër to ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Përmes një postimi në rrjete sociale ajo është shprehur se ndihet mirë që po vendoset drejtësi ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duhet të vazhdojë kjo gjë edhe me zyrtarët e tjerë që shkelin ligjin.

Më vjen mirë të shoh që vendoset drejtësi ndaj  zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve – pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm janë- të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin!


/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *