Yuri Kim kërkoi largimin e Berishës nga Kuvendi, ish-kreu i PD paralajmëron konferencë për shtyp!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot një konferencë për mediat. Mësohet se konferenca do të nisë në orën 12:00.

“Të dashur miq, sot në orën 12:00 do të zhvilloj një konference për shtyp në hotel Rogner (salla Antigonea)! Ftoj mediat, sipas deshirës, të jenë të pranishme! Sb”, shkruan Berisha.

Lëvizja e Berishës vjen një javë pasi ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, kërkoi që ai të mos jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm, pas një takimi që ajo pati me Lulzim Bashën.

Yuri Kim shigjetoi ish-kryeministrin se ky i fundit duhet të linte mandatin e deputetit, pasi u shpall non grata nga SHBA-të. Ambasadorja e SHBA-ve deklaroi se “një parti nuk mund të hajë bar për shkak të një deputeti”. Ndërkohë, që Berisha në një dalje për mediat tha se nuk do të hiqte dorë nga mandati i deputetit, ndërsa shtoi se mezi po priste shtatorin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *