Yuri Kim mesazh të koduar për Sali Berishën? Publikon shprehjen e Luther King: Të refuzojmë dhunën politike

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale duke nderuar figurën e Martin Luther King me një mesazh për politikën shqiptare.

Kim shprehet Martin Luther King nderohet në të gjithë botën jo vetëm për drejtësi dhe barazi por edhe për refuzimin e dhunës politike. Ajo thotë se duhet të vazhdojë të në frymëzojë trashëgimia e tij.

“Dr. Martin Luther King, Jr. nderohet në  SHBA dhe në mbarë botën, jo vetëm për luftën për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij”, shkruan Yuri Kim.

Ky mesazh vjen pas përplasjeve të brendshme në PD që u përshkallëzuan në dhunë gjatë protestës së 8 Janarit.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *