Yuri Kim nga vendlindja e Sali Berishës: Të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka vizituar ditën e sotme Tropojën dhe anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shpjegoi se është rikthyer për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve për të ngrënë së bashku darkën e falënderimeve, festë e cila festohet ne SHBA.

Nuk mungoi mesazhi i ambasadores sw SHBA-ve,e cila shprehet se  duhet të zgjedhim të ardhmen në vend të të shkuarës.

“Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!”, shkruan nder te tjera ambasadorja.

Mesazh ky i cili vjen një ditë pasi tropojani më i njohur, ish-kryeministri Sali Berisha, i bindur se do të marrë sërish drejtimin e PD-së, u shpreh se Yuri Kim nuk do shkelë kurrë në zyrën e tij pa kërkuar falje pasi sipas tij ajo e ka fyer.

Postimi i plote i ambasadores

“E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj: se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e #Falënderimeve. Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen. Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve. Ishte shumë bukur të përballesha me fytyra të njohura dhe të bëja gjithashtu miq të rinj. Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empowers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our World @glow_club_tropoje . SHBA është krenar që sponsorizon programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për Shqipërinë dhe Amerikën! Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *