Ambasadorja Yuri Kim zhvilloi sot një takim me Enkelejd Alibeajn, të cilin e njeh si ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane ka publikuar detaje nga takimi dhe jep mesazhin se SHBA pret që si PD dhe Shqipëria vetëm të forcohen.
“Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, shkruan Yuri Kim.
“SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e kësaj partie.