Yuri Kim njohu Alibeajn/ Berisha: As guvernatorja dhe as Zeusi Rama nuk ka tagër ta përcaktojë këtë

Ish- kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën  Ambasadores Kim një ditë më parë sipas tij  SHBA dhe as Rama  nuk ka  të drejtë të vendosi se cili është në krye të PD. Këtë deklaratë Berisha e bëri pas takimit me Komisionin e Rithemelimit.

Pyetje: Kim e njohu Alibeajn si kryetar të komanduar të PD, a rrezikon PD shpalljen non grata?

Berisha: Kryetari i PD-së, u shkarkua me datën 11 dhjetor me votat 4446 kundër tij nga delegatët dhe me 44 mijë vota të anëtarëve. Përveç anëtarëve të PD-së, asnjeri, as guvernatorja dhe as Zeusi Rama nuk do ketë kurrë tagër të caktojë kryetarin e partisë Demokratike. Kam patur rastin të dërgoj edhe mesazhin dhe e përsëris këtu se kurrë as kryetarin dhe as kryesinë nuk e përcakton askush veç anëtarësisë.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *