Ndonëse do të largohet nga Shqipëria, në përfundim të mandatit të saj si ambasadore e SHBA, Yuri Kim duket se nuk do të ndahet nga vendi ynë.
Në konferencën e fundit për mediat, diplomatja amerikane tha se, detyra e re përfshin edhe vendin tonë.
“Në pozicionin e ardhshëm do kem përgjegjësi për të gjithë Europën dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë dhe jam e kënaqur për këtë, ndoshta jo të gjithë janë të kënaqur për këtë, por unë jam.
Sikurse e shpreha, jam prekur dhe kam ndryshuar gjatë qëndrimit këtu. Dhe nëse kthehem në Shqipëri ose jo Shqipëria do jetë gjithmonë me mua.” u shpreh diplomatja amerikane.
Kujtojmë se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është emëruar zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane. Kjo është detyra më e rëndësishme në DASH pas Sekretarit të Shtetit. Diplomatja do të ushtrojë detyrën e re zyrtarisht nga data 10 korrik. Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik./ abc