Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të takojë sot në orën 16:00 ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim. Vlen për tu theksuar që ky është takimi i parë mes kryedemokratit dhe ambasadores pas vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Kjo ishte një kërkesë e diplomatit të lartë amerikan Philip Reeker më 30 qershor pas shpalljes non grata të Berishës, por një muaj më pas ambasadorja e SHBA ia kërkoi vetë përjashtimin e Berishës.
Vendimin Basha e mori më 9 shtator, një ditë para mbledhjes së parlamentit të ri. Tashmë Berisha ka ndërmarrë një nismë kundër vendimit të Bashë duke takuar demokratë në çdo qytet të Shqipërisë.
/Priza.al/