Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me kompanitë lider në lidhje me krizën energjetike. E pranishme në këtë takim ka qenë edhe ambasadorja Yuri Kim e cila pohoi se e gjithë bota po përballet me sfida të reja, ndaj ky takim do sjellë ide reale.
“Jemi mbledhur të vendosur për sigurinë ndaj energjisë. Të gjithë kemi parë se pushtimi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga ana e Rusisë ka bërë të qartë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë. Kemi nevojë që të kemi më shumë gaz sjellës. SHBA dhe Evropa po përballen me një realitet të ri me sfida të reja. Sot shpresoj që të zhvillojmë ide reale. Siguria energjetike ka qenë e lidhur me sigurinë kombëtare dhe ajo që po jetojmë sot e bën atë edhe më të dukshme.
Të gjejmë rrugë të reja përpara për sigurinë energjetike dhe klimatike. Kjo është një nga arsyet kryesore pse u ndërtua gazsjellësi transAdriatik. Jam e emocionuar që shoh kaq shumë drejtues nga sektori privat dhe qeveri të rajonit për të gjetur zgjidhje përballë këtyre sfidave”, tha Kim.