Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim përmes një postimi në Twitter ka treguar se është takuar me zv.kryeministrin Arben Ahmetaj ku ka diskutuar mbi dëshirën e SHBA-ve për të forcuar partneritetin me Shqipërinë.
Ajo theksoi se lufta ndaj korrupsionit është në interesin e Amerikës. Ambasadorja i bëri thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të vërteta në mënyrë që Shqipëria të jetë me e drejtë, më e fortë dhe më e pasur.
1/3 Met w/new DepPM @arbenahmetajal to stress ?? desire for strong partnership w/?? on democracy, defense & business. Also underlined that ?? is dead serious about corruption as part of our nat’l interest – we urge govt to take real action so that ?? is fairer, stronger & richer.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 13, 2021
“U takova me zv.kryeministrin e ri Arben Ahmetaj për të theksuar dëshirën e SHBA-ve për partneritet të fortë me Shqipërinë në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Gjithashtu nënvizoi se SHBA e kanë shumë seriozisht luftën për korrupsionin si pjesë e interesit tonë natyror – ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të vërteta në mënyrë që Shqipëria të jetë me e drejtë, më e fortë dhe më e pasur. Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për t’iu kundërvënë ndërhyrjes ilegale njerëzore; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimi i pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara nga FATF. Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? Amerika do të vazhdojë të jetë me ju në mbështetje të plotë” shkruan Kim në Twitter.
/Priza.al/