Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku këtë të mërkurë, 3 maj.
Takimi ka zgjatur pak minuta dhe në të është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin mes institucioneve.
Në thelb të këtij takimi ka qenë dhe diskutimi për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe goditjen e paligjshmërisë.
Detaje të mëtejshme pritet të bëhen publike nga vetë ambasada amerikane.