Yuri Kim takohet me Ramën dhe Peleshin, ja çfarë u diskutua

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Yuri Kim bën me dije se fokus i takimit ishte bashkëpunimi Shqipëri-SHBA në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Yuri Kim u shpreh mirënjohëse dhe krenare për bashkëpunimin e dy vendeve, ndërsa tha se 2022 ishte viti i parë me prani të qëndrueshme të ushtrisë amerikane në Shqipëri.

“Ne mezi presim të punojmë ngushtë me Shqipërinë në vitin 2023 për të siguruar që mbështetja për trajnime dhe pajisje plotëson nevojat, si dhe kërkesat e aftësive dhe ndërveprueshmërisë së NATO-s. Gjithashtu presim me padurim #DefenderEurope2023 . Jemi krenarë që jemi gjithmonë krahperkrah “, shkruan Yuri Kim.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *