Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka takuar sot Shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar të SPAK, Altin Dumanin. Gjatë takimit Kim ka paralajmëruar rezultate shumë të mira në luftën kundër krimit.
“U takova sot me Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë (https://spak.al). SPAK do të japë edhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar Kim në një postim në Tëitter.