Yuri Kim: Vazhdoni me implementimin e Reformës në Drejtësi, sjell punësim dhe prosperitet për njerëzit

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka bërë sërish thirrje që të vazhdohet me implementimin e Reformës në Drejtësi.

Në një postim, ku thekson se investimet amerikane në Shqipëri po rriten, ajo shprehet se me implementimin e Reformës në Drejtësi do të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për njerëzit.

“Shumë mirë të shohësh rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri. Rregulla racionale, të qarta, transparente plus gjykata të pastra (d.m.th që mosmarrëveshjet të zgjidhen me ligj dhe jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë investime. Le të vazhdohet me implementimin e Reformës në Drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për njerëzit”, shkruan ambasadorja Kim.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *