Zaev: Vendimi i BE-së është një dëshpërim i madh

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në një konferencë për mediat gjatë Forumit Ekonomik, ka deklaruar se vendimi i BE-së është një dëshpërim i madh për ne por edhe një mos sukses i politikës së Bashkimit Evropian, pas bllokimit të Bullgarisë.

“Ne nuk jemi vetëm dhe nuk jemi të izoluar. Ne dhe populli shqiptarë kanë përpara rrugën e njëjtë drejt BE-së dhe ne nuk jemi vetëm, ndajmë politikën evropiane. Në këtë rrugë së bashku me ne janë edhe Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja. Popujt tonë dhe qeveritë tona në mes të Ballkanit demonstrojnë vlera evropiane, ne me shpejtësi të madhe jemi nis në mënjanimin e barrierave dhe pengesave mes nesh. Kemi sfida të përbashkëta dhe kultura të përbashkëta.

Këtu jam bashkë me kryeministrin Rama që të paralajmërojmë se edhe më shumë do ti afrojmë popujt tanë” deklaroi Zaev në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *