Zaimina Vasjari ka disa fjalë për Grida Dumën

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të vitit 2022. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të çdo prindi.

Këto ditë zgjedhjet lokale janë tema kryesore kudo në vend. Grida Duma ndryshe nga vitet e tjera nuk është më pjesë e politikës, por e televizionit.

E teksa ka moderuar emisionin lidhur me informimin e zgjedhjeve, Zaimina ka pasur disa fjalë për të thënë. Teksa ka postuar një foto gjatë emisionit të Gridës, Zaimina ka shkruar:

“Nuk e di sa e bukur je o Grida! Na u kënaq syri me ty dhe me rezultatet e para”,– shkruan Zaimina.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *