Ankthi në një farë mase mund të jetë edhe krijues. Por kur kalon kufirin dhe kombinohet me mendime negative, atëherë ndikon keq në emocionet dhe sjelljen tuaj.
Megjithatë, mund të mos e ndihmoni veten ndonjëherë që të shpëtoni nga stresi duke adoptuar disa zakone.
Jeni vazhdimisht në rrjetet sociale
Jeni në Facebook dhe rrjete të tjera sociale për shumë orë në të njëjtën kohë? Përdorimi i vazhdueshëm i mediave sociale mund të bëhet një varësi, duke ju larguar nga e tashmja dhe duke konsumuar kohën tuaj personale. Rezultati është se ju nuk po e përdorni kohën tuaj në mënyrë produktive dhe jeni të stresuar se nuk do të keni kohë për të përfunduar detyrimet tuaja.
Ju kaloni shumë kohë vetëm
Izolimi është një simptomë e zakonshme e atyre që vuajnë nga ankthi. Nëse kaloni shumë kohë në punë, jeni vetëm në shtëpi, ose vazhdoni të punoni atje dhe nuk kaloni kohë me të dashurit, kjo ndikon në shëndetin tuaj mendor. Mundohuni të lidheni sërish me miqtë dhe të dilni. Nuk është e nevojshme të bëheni ekstrovert nëse nuk jeni. Edhe aktivitetet si vullnetarizmi, takimi me një mik apo pirja e kafesë jashtë zyrës me një koleg mund të bëjnë ndryshim.
Ju mbianalizoni edhe detajet më të vogla
Ekspertët theksojnë se fiksimi për çështje të tilla si një grindje me një mik apo një problem në punë nuk është e shëndetshme. Madje ka prova shkencore që kjo gjendje mund të shkaktojë edhe depresion. Në vend që të mendoni vazhdimisht për të njëjtën çështje, mendoni se çfarë mund të bëni për ta zgjidhur atë. Nëse është diçka që është jashtë kontrollit tuaj, thjesht mësoni të jetoni me të. Toleranca dhe të mësuarit për të jetuar me pasiguri është një cilësi që do t’ju ndihmojë të ndaloni të humbni kohë për gjëra që nuk mund t’i kontrolloni.