Në faqen zyrtare të kryeministrit të Kosovës gjenden gjurmët e një faqeje politike. Siç duket, në fillim kjo faqe nuk ka qenë menduar për të shërbyer si faqja zyrtare e një drejtuesi shtesti por si një faqe reklamuese e frymës politike të LVV.
Faqja aktuale e Kurtit është hapur me emrin “Krejt Kosova me Albin Kurtin”, në atë kohë Lëvizja Vetëvendosje po pësonte rritje në përqindje gjatë zgjedhjeve parlamentare.
“Krejt Kosova me Albin Kurtin” ka qëndruar vetëm një ditë, duke marrë më pas emrin e kryetarit të VV-së.
Faqja e kryeministrit është përdorur për komunikim zyrtar lidhur me takimet dhe aktivitetet e tjera politike, si dhe për thirrje për votim përgjatë kohës së fushatave elektorale në zgjedhjet parlamentare e lokale.