Zaporizhzhia, mbyllet për efekte sigurie reaktori 5 pas sulmit rus

Pas sulmit në termocentralin Zaporizhzhia nga trupat ruse, reaktori 5 i termocentralit u mbyll. Këtë e bën të ditur Energoatom, duke saktësuar se “mbrojtja emergjente është aktivizuar dhe njësia operative energjetike 5 është mbyllur për shkak të një raundi tjetër mortajash nga forcat pushtuese”.

Moska deklaroi se janë gjuajtur 4 predha ukrainase spranë reaktorit Zaporizhzhia

“Katër predha të artilerisë ukrainase u shpërthyen 400 metra larg reaktorit të parë” të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Kjo është bërë e ditur në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Moska po ashtu deklaroi se ushtria ukrainase ka qëlluar me artileri kundër pikës së takimit të fiksuar me misionin e IAEA, pranë qytetit të Vasilivka”. Vasylivka ndodhet rreth 68 kilometra në lindje të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, ku inspektorët e agjencisë së OKB-së janë drejtuar për misionin e tyre.Inspektorët e Aiea në një mision në termocentralin ZaporizhzhiaInspektorët e Aiea në një mision në termocentralin Zaporizhzhia

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *