Zaptuan pronën publike me shezlongë në Durrës, procedohen penalisht 2 persona (EMRAT)

Dy persona janë proceduar penalisht në Durrës pasi zaptuan pronën publike duke vendosur shezlongë në plazh.

Të proceduarit janë identifikuar si Dhurata Daci dhe Viktor Prendi.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrrollet nga Policia e Durrësit për konstatimin e zënies së hapësirës publike

Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi kishin zënë hapsirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre shtetasve që zaptojnë hapsirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, proceduan penalisht shtetasit:

Dh. D., 52 vjeçe dhe V. P., 51 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në plazhin e “Porto Romanos”, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapsirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Policia e Durrësit është e vendosur në parandalimin e krimeve mjedisore dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të mos kryejnë asnjë veprim pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu fton qytetet të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112 duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *