Ditën e djeshme, një episod i pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Pas presionit të vazhdueshëm nga ana e Luizit, “maestro” Armaldo Kllogjeri është hedhur në pishinë me gjithë rroba dhe mikrofon. Armaldo e pyet Luizin se nëse ai do të hidhej në pishinë, a do të hidhej dhe ai ta shpëtonte? Luizi e pohoi, por në fakt kur Armaldo u hodh në pishinë, ai nuk u hodh.
Mirëpo veprimi i Armaldos, ka marrë një “dënim” të menjëhershëm nga “Vëllai i Madh.” Përmes një zarfi të zi, “Big Brother” ka reaguar duke u hequr të drejtën e fjalës të gjithë banorëve nisur që nga momenti që lexohet zarfi dhe deri tek “Talent Show” që kanë për të zhvilluar të shtunën e spektaklit të madh.
Në të kundërt, nese ky rregull thyhet pasojat janë më të rënda, duke mbetur banorët pa buxhet jave dhe pa cigare, sipas asaj që shkruhej në zarf. Kujtojmë se ditën e djeshme, një tjetër zarf i zi ka mbërritur dhe ky pikërisht për fikjen e mikrofonave.
Zarfi i zi i fundit që mbërriti javën e kaluar, kishte të bënte me Xhonatanin dhe Oltën. Parashutisti u nxor menjëherë në nominim nga “Vëllai i Madh”, pasi kishte thyer një nga rregullat kryesore, duke dhënë informacione nga jashtë.