Një sherr verbal ka kaluar përtej etikës televizive dhe ka degjeneruar në akuza dhe ofendime të ndërsjellta midis dy personazheve të njohur publikë këtë mbrëmje Live në emisionin “Opinion”.
Teksa flisnin për debatin mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, analisti Artur Zheji dhe ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani, janë përfshirë papritur në një debat personal në akuza të ndërsjellta që kishin lidhje me detaje vetjake.
Të ftuar në “Opinion”, në “Tv Klan”, dy personalitetet publikë kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Ristani ka deklaruar se Zheji ka marrë “zarfe” për të mbrojtur Bashën, ndërsa e menjëhershëm ka qenë përgjigja e analistit që e cilësoi si person të alkoolizuar ish-deputetin.
Ristani: Ti nuk mund të bësh provokime të tilla spese dhe ti ke përfitime për pozicionin që mban, takohesh merr ca zarfe diku.
Zheji: Ti je i paturpshëm, se unë të kam parë ty tap shumë herë kur negocioje dhe nuk mbaje presionin për të bërë atë që bën.
Ristani: Mos fol budallallëqe.
Zheji: Ti je keq, ke probleme dhe mbaji.
Ristani: Mos merr zarve poshtë e lartë dhe provokime të tilla mos bëj.
Zheji: Modero alkoolin se të dëmton neuronet. Nuk të fola asgjë nënbrez.
Ristani: Unë jam burrë e bëj jetën time, por është e ulët të marrësh zarfa
Zheji: Modero alkoolin, zarfet i merr ti.
Ristanin: Ti e nise.
Zheji: Të fola për Fushën.
Ristanin: Fushenë e hapa unë.
Zheji: Tërhiqe atë që the.
/Burimi: Tv Klan/