Zayn Malik shtyn turneun në SHBA pas humbjes së Liam Payne

Zayn Malik ka vendosur të shtyjë pjesën e turneut të tij në SHBA pas “humbjes zemërthyese” të ish-shokut të grupit One Direction, Liam Payne. Payne vdiq në moshën 31-vjeçare pas një incidenti tragjik në Argjentinë.

Malik, i cili ishte gati të fillonte turneun javën e ardhshme me një shfaqje në San Francisko, u ka njoftuar fansave për vendimin e tij, duke thënë se ishte i nevojshëm pas ngjarjeve të fundit. “Duke pasur parasysh humbjen zemërthyese të përjetuar, kam vendosur të shtyj pjesën amerikane të turneut,” tha ai.

Turneu do të përfshinte gjithashtu qytete si Las Vegas, Los Anxhelos dhe Uashington DC, duke përfunduar në Nju Jork më 3 nëntor. Malik ka bërë të ditur se datat do të ricaktohen për në janar dhe biletat do të mbeten të vlefshme për shfaqjet e reja.

Ai nderoi Liamin në një postim emocionues, duke shprehur ndjenjat e tij për humbjen e një “vëllai”. Në mesazhin e tij, Malik theksoi se do t’i ruajë gjithmonë kujtimet e tyre.

Këngëtarët fituan famë globale si pjesë e One Direction, që u krijua në vitin 2010 në X Factor. Pas largimit të Malik nga grupi në 2015, ai ka ndjekur një karrierë solo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *