Zayn qenka goxha i zgjuar! Ja anën e kujt mban gjatë diskutimeve familjare

Në një intervistë në ‘Harper’s Bazaar’ Gigi Hadid ka zbuluar ç’ndodh brenda familjes së saj dhe se anën e kujt mban Zayn gjatë diskutimeve të forta.

“Kjo nuk do të thotë se unë nuk kam zemër apo Bella nuk ka tru, por kur vjen puna tek çështjet familjare dhe botërore, mami im më quan mua truri dhe Bella zemrën. Vëllai im është gjysmë për gjysmë. Në çdo diskutim familjar që bëhet Bella përfshihet shumë emocionalisht, ndërsa unë ndërtoj skema dhe flas shumë qetë.

Mami është shumë gjermane në këtë pikë. Ndërsa babi tregon histori dhe shumë shprehje”, ka treguar Gigi.

Ndërsa sa i përket Zayn modelja u shpreh:

 “Në fillim ai më thoshte ‘Si të hyjë në bisedë?’. Por tani është shumë më komod. Flet hapur. Ndërsa kur jemi në mes të një diskutimi familjar dhe e pyesim ‘Zayn, anën e kujt mban ti?’, ai është shumë simpatik. Ai mban zakonisht anën e mamit tim, kështu që për këtë pjesë është shumë i zgjuar“.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik mirëpritën fëmijën e tyre të parë në shtator të 2020. Çifti u bë me vajzë dhe e pagëzuan me emrin Khai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *