Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Përmet, ku një 68-vjeçare e identifikuar si Zeniat Muhollari, është vrarë nga djali i saj 24 vjeç.
I riu i identifikuar si Albi Muhollari, dyshohet se ishte në gjendje depresioni kur ka mbytur me plastmas nënën. Të dy prej \kohësh kanë jetuar në Amerikë, ndërsa ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia është vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.