Armët e gjetura brenda furgonit në portin e Durrësit kanë nxitur hetimet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK ka mbëritur mbrëmjen e sotme në pikën e grumbullimit të pakove, në pronësi të agjensisë së transportit. Atje do të merret materiali i kamerave të sigurisë për të identifikuar njeriun që çoi tek agjensia kutinë postare.
Nga ana tjetër, pas zbulimit të armëve në Durrës, Policia ka zbarkuar në Tiranë për kontroll. Kontrollet janë kryer në zonën e Alliasit në një objekt ku ka dyshime se pistoletat janë marrë nga aty. Kontrolle po bëhën në një bazë, adresa e të cilës është dhënë nga shoferi i furgonit, Jetmir Koloshi.
Kontrolli ka përfunduar por ende nuk dihen detaje se çfarë është zbuluar deri më tani.