Zbardhen detaje të reja ndaj vrasjes së 40-vjeçarit nga Kosova

Trupi i një 40- vjeçari u gjet i djegur në një makinë  në provincën e Breshias.

Viktima dyshohet se në të kaluarën ishte përfshirë në trafikun e drogës.

Mësohet se kosovari u vra diku tjetër dhe u soll me mjetin e tipit “Range Rover”.  Ai u gjet i djegur në bagazhin e makinës . Sipas medias italiane, kjo veturë ishte në pronësi të një 34-vjeçari po ashtu nga Kosova, i cili nuk e kishte raportuar veturën e tij të vjedhur.

40-vjeçari prej kohësh jetonte në zonën e Breshias.

Zona ku ka ndodhur krimi është kontrolluar edhe me dron nga Karabinierët italianë

Prokuroria publike e Breshas ka hapur rast ndaj personave ende të panjohur për publikun për vrasje me

dashje.

Për momentin 34-vjeçari nuk është duke u hetuar.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *