Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen që tronditi mbrëmë Shkodrën, ku një 53-vjeçar vrau me armë zjarri motrën e tij.
Dyshohet se Fabian Vuka akuzohet se ka vrarë motrën e tij, 58-vjeçaren Diana Vuka, e cila prej vitesh ishte emigrante në Gjermani, ndërsa ishte kthyer vetëm dy ditë më parë. Në një komunikim për mediat, policia tha se viktima ishte gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit.
Paraprakisht, autori i dyshuar ndodhet në kushte depresioni, ndërsa thuhet se është një person me probleme me alkoolin.
Ka dyshime që mes motrës dhe vëllait ka pasur konflikte të vazhdueshme. Kujtojmë se autori i dyshuar i krimit u arrestua dje nga policia, ndërsa thuhet se ai e ka vrarë të motrën me silenciator.
Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.
/Priza.al/