Një krim i rëndë në familje u shënua pasditen e djeshme në Fier, ku një 29-vjeçar i mori jetën bashkëshortes, e më tej u largua nga vendi ngjarjes.
29-vjeçari Demokrat Medinaj vrau më thikë bashkëshorten e tij, shtetasen Irvana Medinaj, 28-vjeçe.
Policia njoftoi më herët se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesën e çiftit. 29-vjeçari ka goditur me mjet të mprehtë (thikë), bashkëshorten e tij, e cila ka ndërruar jetë.
Çifti ka dy fëmijë të mitur, dhe dyshohet se vrasja e bashkëshortes mund të ketë ndodhur nga një konflikt i çastit.
Krimi i rëndë ndodhi në sy të fëmijëve të mitur. Ai e ka qëlluar bashkëshorten 31 herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin.
29-vjeçari ka lënë thikën e gjakosur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka ikur në drejtim të paditur.