Zbardhen të tjera detaje nga krimi i dyfishtë në familjen në Shkodër. 79-vjeçari Fadil Bandulla vrau me kallashnikov bashkëshorten e tij 83 vjeçe, Sanije Bandulla.
Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur pasditen e të dielës, pasi komshinjtë kanë dëgjuar të shtënat, por policia ka arritur të zbulojë trupat e pajetë ditën e sotme.
Ata kishin tre fëmijë, që jetonin prej vitesh jashtë shtetit, në SHBA dhe Gjermani. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 79-vjeçari kohët e fundit kishte probleme me depresionin, pasi kishte marrë dhe ilaçe për t’u kuruar.
/Priza.al/