Diskutimet brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë zbardhur.
Deputetja Dhurata Çupi është shprehur se në drejtimin e partisë duhet të vijnë Jorida Tabaku ose Gazment Bardhi.
“Grupi parlamentar të ketë autoritetin politik vendimmarrës. Është ky grup që ka mbajtur Partinë Demokratike. Jam dakord me platformën e sugjeruar nga zoti Bardhi. Sugjeroj te drejtohet partia nga Tabaku dhe Bardhi” – tha ajo.