Janë zbuluar debatet e ditës së sotme që u zhvilluan me dyer të mbyllura në Grupin e Partisë Socialiste.
Bëhet e ditur se Edi Rama ka “kërcënuar” deputetët e selisë roze me sankione, për shkak se këta të fundit mungojnë në seancat e Kuvendit.
Kreu i qeverisë ka paralajmëruar se për deputetët që nuk do të marrin pjesë në votime apo që nuk qëndrojnë në sallë kur zhvillohen debatet politike, do të ndëshkohen, duke filluar me heqjen e pagës.
Mësohet se Rama ka paralajmëruar socialistët se ndëshkimet me heqje page do të shkojë deri në “prerjen” e fondeve, duke arritur deri në 1/3 të rrogës së deputetit. Kreu I Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka dalë kundër socialistëve në lidhje me mos përjashtimin e Orlando Rakipit, djali i ish-deputetit nga Grupi Parlamentar I PS.
Kjo pasi Aqif Rakipi u sanksionua pak ditë më para nga SHBA si I përfshirë në korrupsion. Balla është shprehur në mbledhje se PS nuk përdor standarte të dyfishta dhe se respekton vendimin e SHBA, duke e konsideruar si aleatin startegjik të vendit tonë. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, u vendos që Rakipi të mos përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS, ndërkohë sipas burimeve që ai ka dalë kundër ka qenë Taulant Balla.
“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjërët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta.
Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik”, thuhet në mesazhin e Ballës i diskutuar gjatë takimit pa media.
Zbardhet debate me dyer të mbyllura në PS, çfarë nuk u pa/ Publikohet edhe “përplasja” për Orlando Rakipin
Leave a comment