Është zbardhur dëshmia e 25-vjeçarit Hysen Meta, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri të atin dhe më pas në bashkëpunim me të motrën, Hygerta dhe Amarildo Meta e varrosën në kasolle.
I riu ka treguar se shkak për krimin janë bërë debatet e vazhdueshme me viktimën, Pëllumb Meta, duke theksuar se të atin e kanë groposur afër banesën, në mënyrë që të fshihnin ngjarjen . 25-vjeçari po ashtu ka pranuar ngjarjen, duke theksuar se motra dhe vëllai tjetër nuk kanë faj.
“Po unë e qëllova. Debatuam keq. Ishin edhe anëtarët e tjerë të familjes në shtëpi. Ishte data 10 shkurt. Në mesditë ka ndodhur ngjarja. Nuk ishte hera e parë që debatonim. Aty u mbush kupa. Kur ikte ai ne pune i thoshim njeri-tjetrit na nxiu jetën, me këtë njeri nuk jetohet. Mesditën e 10 shkurtit, gjatë debatit mora pistoletën dhe e qëllova disa herë. Nuk me kujtohet sa herë e shkrepa armën. Ishim ne dhome, atë e mbuloi gjaku. Bashke me motrën dhe vëllain e morëm trupin, e mbështollëm me plastmas mos të rridhte gjak. Me pas hapëm gropën brenda kasolles me qëllim mos të na shikonte njeri. Gjatë mbrëmjes zhvendosem trupin nga shtëpia deri te kasollja, e mbuluam aty. Me pas planifikuam se çfarë do të thoshim në polici. Pasi zhdukem trupin, duhet te zhduknim makinën. E morëm makinën dy dite më pas dhe çuam diku afër sektorit Rinia. Pastaj erdhëm në polici. Më pas dihet, ndodhi ajo që e dini edhe ju, e zbuluat.
Donte ta merrte përsipër motra pasi në një fare mënyre ishte shkaku i sherrit. Por e vërteta është kjo që them unë. Marr përsipër autorësinë, nuk jam penduar. Me vjen keq vetëm për motrën dhe vëllain se nuk kanë faj fare”, ka dëshmuar ai.