Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që ndodhi në Petralona të Greqisë. Vajzat dhe gratë greke u ngritën në protestë pas ankesës së një punonjëse pastrimi me origjinë shqiptare se ajo ishte përdhunuar dhe rrahur nga një bullgar.
“Unë jam e para që e pashë gruan, unë e gjeta atë gjysmë të zhveshur dhe me fytyrën e saj të deformuar nga rrahjet dhe ajo ishte e tronditur psikologjikisht,“- tha gruaja që dëgjoi 50-vjeçaren të thërriste për ndihmë dhe të përpiqej të dilte nga banesa.
50-vjeçarja pasi u largua nga spitali dhe shkoi në Polici për të bërë një ankesë zyrtare i tregoi gruas që e ndihmoi se ajo u përdhunua dhe u rrah shtatë herë.
“Policia ishte vonë. Ata erdhën shumë vonë. Policia erdhi në 10 të mbrëmjes. A do të priste ai brenda? Ai u largua nga dritarja e katit të dytë e cila ishte e hapur”-tha një dëshmitare tjetër.
Sipas saj, 35-vjeçari e rrihte nënën e tij gjatë gjithë kohës, e cila gjithashtu për ironi të fatit ishte punonjëse pastrimi.
“Kemi frikë. Jemi në shtëpi me grila të ulura. Policia na tha që të mos hapim grilat, as të hapim derën kur bie një zile”-tha gruaja që ndihmoi 50-vjeçaren në Petralona.
Policia ka arritur të identifikojë personin, por ende nuk ka dhënë detaje për mediat.
/Burimi: Protothema/ Përshtati: Priza.al/