Mbrëmjen e djeshme si pasojë e një sherri në një lokal në Laprakë, mbeten të plagosur me thikë 3 persona, Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajze e këtij të fundit, Roxhersa Rrapollari 40 vjeç dhe dhëndri italian Massimo Sorvillo.
Autori i plagosjes, Elton Mergjyshi, që njihej edhe emra të tjerë si Altin Mergjyshi dhe Altin Desa, është vetëdorëzuar se fundmi në polici.
Në dëshminë e tij autori ka pretenduar se kishte një shumë parash që italiani nuk ia kishte dhënë për punën që kishte kryer.
Mergjyshi ka pretenduar se kishte shkuar në Itali për të ndihmuar në hapjen e punishtes së italianit gjatë kohës që merrte produktet dhe pajisjet, e për këtë ndihmesë nuk ishte paguar.
Ai ka pohuar se nuk ka dashur t’i plagosë por gjatë kohës që kishte kaluar para lokalit ishte provokuar prej tyre.