31-vjeçari Habib Rexha i cili ekzekutoi me plumb në kokë Arjan Gosën pasditen e së dielës në Kavajë, ka deklaruar përpara hetuesve se vrasjen e ka kryer pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar.
Sipas tij, viktima Arjan Gosa kur ishte kthyer nga Italia ishte shprehur se do ta shuante familjen Rexha.
“Unë jam autori i vrasjes së Arjan Gosës. Vrasjen nuk e kam kryer për gjakmarrje, por për arsye se Arjani kur ishte kthyer nga Italia është shprehur se do ta na shuante si familje. Kësaj, unë i bëra parapritë. Sa të na vriste ai neve, pashë të udhës ta vrisja unë i pari. Vëllezërit e mi dhe babai nuk kishin fare dijeni. E dija qe Arjani pinte kafe te lokali pranë shtepisë së tij. Shkova e qëllova dhe më pas u largova në drejtim të Durresit. Pistoletën e hodha në afërsi të pistës Iliria në Durrës tek ca gurë”,– ka deklaruar ndër të tjera Habib Rexha.
Policia ka gjetur pistoleten në vendin që tha Rexha se e kishte hedhur dhe e ka dërguar në laboratorin balistik