Zbardhet dëshmia e babait të Martinajt: Me Ervisin i kam humbur kontaktet me 9 gusht

Të tjera detaje kanë dalë nga zhdukja e një ndër personazhe më të përmendur kohëve të fundit, atë të biznesmenit Ervis Martinaj. Pak ditë më parë në media u përfol se Martinaj është ekzekutuar, ndërkohë ditën e sotme gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi dëshmitë për zhdukjen e tij.

Lala ka deklaruar se Martinaj është larguar nga Peza në drejtim të Durrësit në 5 gusht, i shoqëruar nga oficeri i policisë Jeton Lami dhe një vajzë. Ndërkohë që pamjet e tij të fundit në kryeqytet rezultojnë në 7 gusht.

Martinaj sipas dëshmive të familjareve është zhdukur me 9 gusht, ku ka humbur kontaktet me familjarët e tij.

“Ata rezultojnë të jenë nisur nga Peza në drejtim të Durrësit në datën 5 gusht në orën 21:15 shihen duke hyrë në hotel. Sipas të dhënave paraprake dhe pamjeve filmike rezulton se Ervis Martinaj dhe vajza që e shoqëronte kanë dalë të nesërmen dhe janë shoqëruar nga oficeri dhe një person tjetër që nuk është identifikuar ende. Edhe vajza që e shoqëronte është marrë në pyetje. Pamjet e fundit të Ervis Martinaj janë në Tiranë më 7 gusht dhe më pas nuk dihet asgjë për të. Sipas familjes ai ka humbur kontaktet më datë 9 gusht,”- tha Lala.

Ndërkohë babai i Ervis Martinaj ka deklaruar në Polici se ka humbur kontaktet me të birin në 9 gusht.

“Me Ervisin i kemi humbur kontaktet më 9 gusht në orën 19:30 minuta”, mësohet të ketë thënë babai i Martinaj në dëshminë e tij në polici.

Familja Martinaj ka ngritur gishtin edhe drejt Indrit Dokles. Sipas gazetares Klodiana Lala, babai i tij ka hedhur dyshime të forta se i përfshirë në këtë histori është Indrit Dokle lidhur edhe nga dëshmia e Nuredin Dumanit, i cili ka rrëfyer se do të paguhej 500 mijë euro nga i shumëkërkuari i drejtësisë për të ekzekutuar Indrit Doklen.

Mustafa Martinaj pretendon se djalit të tij mund ti ketë ndodhur diçka e rëndë nga ora 19:30 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së datës 9 gusht.

As ai as miqtë dhe të njohur të tij prej asaj dite nuk kanë kontaktuar më me të shumëkërkuarin e drejtësisë, ndërsa më datë 10 gusht, xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë kallëzim në policinë e Lezhës për humbjen e kontakteve me nipin dhe ka ngritur dyshime se mund të jetë rrëmbyer.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *