Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë. Marius Dema, i cili vrau me armë zjarri shokun e tij Mehmet Qema ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Në dëshminë e tij në polici, Dema mësohet të ketë thënë se nuk ishte në dijeni që arma ka qenë e mbushur.
Marius Dema, i cili vrau mbrëmë shokun e tij Mehmet Qema, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Në dëshminë e tij pas vetëdorëzimit në polici, Dema mësohet të ketë thënë se nuk e dinte që arma ka qenë e mbushur.
“Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikator dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë, nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë 28-vjeçari në polici.
Dema u rikthye këtë paradite në vendin e krimit, për të ndërtuar dinamikën e ngjarjes. Ndërkaq, po ashtu në lokal është gjetur edhe një makineri qe prodhon Bitcoin, monedhë virtuale. Mësohet se të rinjtë që kanë qenë mbrëmë në lokal, punonin me këtë makineri. Për këtë arsye në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të Krimit Ekonomik.