Zbardhet dëshmia e Miss-it që fjeti me Martinajn: Tentova me çdo kusht të lidhesha me Martinajn, por nuk munda

Detaje të reja mësohen nga zhdukja e Ervis Martinajt i cili ishte në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles.

Personat e fundit që ka takuar kanë qenë Miss Universe e Durrësit dhe efektivi i operacionales.

Atë natë pasi fjeti  në hotel me të dashurën, më pas është zhdukur dhe në datën 7 gusht vajza ka humbur çdo kontakt me të.

Ajo ka treguar se në hotel i ka dërguar Jeton Lami, efektiv i Operacionales ky i fundit i arrestuar për “shërbimin” që i bëri Martinajt.

Më pas, ajo thotë se të nesërmen po i njejti person i ka marrë nga hoteli e se ajo ka shkuar në shtëpi.

Dy ditët në vazhdim kanë folur, si normalisht  më pas kanë humbur çdo kontakt.

Martinajn ajo thotë se e ka njohur përmes rrjeteve sociale dhe se me të shoqërohej që nga muaji janar i këtij viti.

 

“Kam që nga muaji janar i këtij viti që shoqërohem me të, jemi njohur përmes rrjeteve sociale. Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet. Tentova me çdo kusht të lidhesha me Martinajn, por nuk munda dot. Kam marrë persona që kishin dijeni për të, por nuk kam mësuar asgjë për fatin e personit me të cilin shoqërohesha,”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *